“NATO është në konflikt me Rusinë”, Kremlini vlerëson fjalët e Vuçiç: Perëndimi është një rrezik

1 minute, 3 seconds Read

Rusia përshëndet dhe vlerëson fjalët e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për gjendjen luftarake të Perëndimit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, flet me një zë me Vuçiç kur thotë se NATO përgatitet në mënyrë aktive për luftë kundër Moskës.

“Aleanca e Atlantikut të Veriut vazhdon të zgjerojë infrastrukturën e saj ushtarake drejt kufijve tanë. Kjo përbën një rrezik për ne. Blloku i NATO-s është në konflikt me Rusinë”, tha zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin.

Vuçiç, duke folur për median Pink në Beograd, pretendoi se vendet e Perëndimit po përgatitet në mënyrë aktive për një luftë kundër Rusisë dhe se ky proces përgatitor po ecën shumë më shpejt se sa mendojnë disa njerëz në Serbi.

Presidenti serb përsëriti dhe njëherë se nuk ka ndërmend të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Ai ka mashtruar me deklaratën e tij për mediat në Beograd se ka 2 vite e gjysmë që nuk ka folur me Putin, pasi vetë njoftoi se pati një bisedë me liderin rus në samitin “Një Brez, Një rrugë” tetorin e kaluar në Kinë.

Publikime te ngjashme