“Mund të bëni shaka me Zotin, nuk është blasfemi”, Papa heq “veton”

1 minute, 1 second Read

Papa Françesku ka takuar komedianët në Vatikan, me të cilët foli për dhuratën e çmuar të aftësisë për të bërë për të qeshur. Ati i shenjtë u tha atyre se mund të bëjnë dhe shaka me Zotin, pasi nuk është blasfemi.

“Perfekti më tha se në Itali ju thoni se ‘E qeshura të bën gjakun e mirë’, kështu që në vend të një fjalimi, unë do të bëj këtë.. dhe ne do të qeshim. Ju keni kultivuar aftësinë për t’i bërë njerëzit të qeshin. Mes lajmeve të zymta me emergjenca sociale dhe personale, ju keni fuqinë që të përhapni qetësi dhe buzëqeshje.

Ku ju nxirrni buzëqeshje, qoftë edhe nga një spektator, e bëni madje edhe Zotin të qeshë. Ju mund të bëni gjithashtu edhe shaka me Zotin, sigurisht, dhe kjo nuk është blasfemi. Ju mund të luani njësoj si me njerëzit që duam. Tradita letrare hebraike është një mjeshtër në këtë fushë. Por duhet të bëni shaka pa ofenduar ndjenjat fetare të besimtarëve, veçanërisht të të varfërve”, u shpreh Papa.

Publikime te ngjashme