Mediat në Izrael kanë bërë të ditur se Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, dyshohet të jetë vrarë si pasojë e sulmeve të fundit ajrore. Sipas këtyre raportimeve, kontaktet me të janë ndërprerë plotësisht, duke lënë vend për dyshime të forta mbi gjendjen e tij.
Pretendohet se ndër pikat kryesore të goditura mëngjesin e kësaj të shtune ishte edhe rezidenca e tij zyrtare në Teheran. Burimet bëjnë me dije se pallati është shkatërruar tërësisht, krahas dhjetëra objektivave të tjerë strategjikë të ushtrisë dhe regjimit në mbarë vendin.
Një zyrtar i lartë izraelit ka konfirmuar se në shënjestër të këtij operacioni ishin gjithashtu presidenti Masoud Pezeshkian dhe krerët kryesorë të ushtrisë. Megjithatë, bilanci përfundimtar mbetet ende i paqartë, pasi autoritetet në Teheran nuk kanë dalë ende me asnjë konfirmim zyrtar./lajmishqip.net
