Atentatori i Donald Trump në Pensilvani është identifikuar si Thomas Matthew Crooks.
Ai u ekzekutua pasi qëlloi ndaj Trump, i cili po mbante një fjalim në Pensilvani duke iu drejtuar mbështetësve të tij.
Pas atentatit që po hetohet si “tentativë vrasjeje” ndaj ish-Presidentit janë ngritur shumë pikëpyetje mbi rolin e shërbimeve sekrete në parandalimin e ngjarjes.
Dyshimet shtohen pas dëshmive që kanë dhënë në media disa persona të pranishëm në tubim, të cilët kanë njoftuar shërbimet e sigurisë mbi personin që po ngjitej në çati, nga ku qëlloi më pas mbi Trump.
Nga imazhet e publikuara, duket se autori ishte fiksuar duke drejtuar një pushkë nga çatia dhe askush nuk mendoi se ai ishte i dyshimtë derisa qëlloi.
Është gjithashtu kurioze që snajperët e shërbimit sekret kishin drejtuar gjithashtu armët në drejtim të autorit të dyshuar të atentatit ndaj Trump.
El tirador responde al nombre de Thomas Matthew Crooks, es sorprendente que el individuo fuera captado en imagen apuntando con un fusil sobre un tejado y a nadie le pareciera sospechoso hasta que disparó.
También es curioso que los francotiradores del servicio secreto estuvieran… pic.twitter.com/F1DZMUpGWO
— Sr.Liberal (@SrLiberal) July 14, 2024