Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

1 minute, 11 seconds Read

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, ka njoftuar se Franca ka bërë dorëzimin e parë të aeroplanëve luftarakë Mirage 2000 në Ukrainë.

“Aeroplanët e parë kanë arritur sot në Ukrainë. Në bordin e tyre janë pilotët ukrainas që kaluan muaj të tërë trajnim në Francë, dhe do t’i bashkohen forcave ajrore të Ukrainës për të mbrojtur qiellin mbi këtë vend”, ka shkruar Lecornu në X, transmeton Telegrafi.

Lecornu kujtoi 6 qershorin e vitit të kaluar, kur Emmanuel Macron njoftoi se aeroplanëve luftarakë francezë Mira 2000 do t’i dërgohen Ukrainës.

Ai nuk specifikoi se për sa aeroplanë bëhet fjalë që kanë arritur në Ukrainë. Theksoi se aeroplanët ishin planifikuar të arrijnë në tremujorin e parë të këtij viti.

E gazetarët francezë raportojnë se bëhet fjalë për tre aeroplanë Mirage 2000 që kanë arritur në Ukrainë.

Presidenti francez Emmanuel Macron, më herët pati njoftuar se Franca do të organizojë një trajnim gjashtëmujor për pilotët ukrainas, me qëllim që të jenë të aftë të operojnë me aeroplanët Mirage 2000. /Telegrafi/

Publikime te ngjashme