Ministri britanik i Mbrojtjes: Ukraina mund ta rimarrë këtë vit Krimenë

0 minutes, 56 seconds Read

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace ka thënë se ekziston një mundësi reale që Ukraina të rimarrë Krimenë.

Wallace i tha Washington Post se gadishulli mund t’i përkasë edhe një herë Kievit.

Kjo do të ndodhte pas nëntë vitesh pushtimi rus sepse forcave të Moskës po u mbaron municioni ushtarak.

“Nëse i goditni forcat ruse aty ku duhet, ato do të bien. Ju mund të dërgoni dhjetëra mijëra të rinj drejt vdekjes, gjë që ata po bëjnë, por nuk mund të krijoni tanke dhe sistemet e nevojshme të armëve me një shkop magjik”, ka pohuar.

Kur u pyet për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO, ministri deklaroi se “duhet të jemi realistë” dhe se kjo nuk do të ndodhë në samitin e aleancës në Lituani në muajin korrik.

“Kjo nuk do të ndodhë së shpejti”, tha ministri i mbrojtjes i Britanisë së Madhe.

Ndryshe, Britania është një ndër shtetet që më së shumti e ka ndihmuar Ukrainën në luftën për largimin e pushtuesve rus./Telegrafi

Publikime te ngjashme