“Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

0 minutes, 57 seconds Read

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se kreu i PL-së, Ilir Meta, kishte kërkuar strehim politik në Hungari, para se të arrestohej me kërkesë të SPAK.

Ngjela në RTSH tha se ditën e arrestimit, Meta po kthehej nga Kosova, ku kishte vajtur për të shkuar më pas drejt Hungarisë, por u kthye sërish në Shqipëri pasi Budapesti nuk ja kishte pranuar kërkesën për strehim politik.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ai kishte kërkuar strehim politik në Hungari dhe nuk ja kishte dhënë Budapesti, prandaj ishte në Kosovë se do shkonte atje dhe u kthye. Brenda rregullave ndërkombëtare është, ka vajtur në Kosovë, ka kërkuar strehim politik dhe nuk ja ka dhënë Budapesti strehimin politik”, tha Ngjela.

Ish-presidenti Ilir Meta u vu në pranga të hënën 21 tetor, ndërsa ndaj tij rëndojnë 3 akuza, korrupsion, mosdeklarim dhe fshehje pasuri dhe pastrim parash. Meta u la në “arrest me burg” nga GJKKO, ndërsa për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi u vendos :detyrim paraqitje”. U la në “arrest në shtëpi” Pirro Xhixho dhe në detyrim paraqitjeje Ema Çoku.

Publikime te ngjashme