Albanian President Ilir Meta speaks during an interview with the Associated Press in Tirana, Albania, Wednesday, April 21, 2021. Albania’s president waded deep into the country's parliamentary election campaign Wednesday, accusing the left-wing government of running a “kleptocratic regime” and bungling its pandemic response. In an interview with The Associated Press, Ilir Meta also said he would step down if Prime Minister Edi Rama's Socialists — who are leading the main opposition conservatives in opinion polls — win Sunday's vote. (AP Photo/Hektor Pustina)

Meta 3 orë në SPAK: M’i hoqën të gjitha, veç pantallonave!

3 minutes, 18 seconds Read

24 orë pasi shkallët e Prokurorisë së Posaçme i kishte ngjitur bashkëshortja e tij kryemadhi, në SPAK këtë të enjte (13 qershor) paraqit Ilir Meta.

“Unë po shkoj te Dumdumani, kur të dal do ju tregoj”– tha Meta në hyrje në Prokurorinë e Posaçme.

Për mbi 3 orë e 20 minuta kreu i PL është pyetur për të njëjtën çështje, pasuria, paratë dhe lobimet në SHBA. Në pyetje u mor nga prokurori i dosjes së hetimit pasuror dhe lobimeve në Uashington Sotir Kllapi, por si në hyrje edhe në dalje akuzat e forta i kishte për kreun e SPAK, pa lënë mënjanë etiketimet fyese.

“U pyeta në cilësinë e kundërshtarit të këtij narko shtetit që e mban në këmbë Dum Dumani, që në vend që të hetojë McGonigal dhe të ndalojë Edi Ramën dhe inceneratorët dhe Portin e Durrësit, merret me laraskat dhe përrallat e tij. SPAK është kthyer falë dumdumanit në një parti bashkëqeverisë të Edi Rama”- tha Meta.

Thirrjen në SPAK e shikon të pakuptimtë, pasi të gjitha veprimet për të cilat i kërkojnë llogari i bëjnë të tjerët duke iu referuar Kryemadhit, të cilën e cilëson si bashkëpunëtore të SPAK-ut.

‘Unë u pyeta kot më kot për gjëra që nuk kanë lidhje me mua por me veprimet e të tjerë, të miqve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të SPAK-ut.

Tani po iki se kam tryezën, kam sipërmarrjen. Këtë do Dum Dumani. Që mos të merremi me gjë ne, këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama Dum Dumani. (hajde shef te ikim se jemi vonë). Si kundërshtar i regjimit Dumdumanin tuaj që bënë tërë ato akte kriminale për të shpëtuar Edi Ramën”- tha Meta.

Më tej ai u shpreh në një konferencë të jashtëzakonshme, se sot në Prokurorinë e Posaçme kur hyri i morën edhe çelësat, edhe orën, por pantallonat s’ia hoqën dot.

‘Sot më hoqën edhe orën, nuk u mërzita shumë, më hoqën edhe çelësat nuk u mërzita. Pantallonat nuk mi heqin dot.’- tha Meta.

Në deklaratën për mediat, Meta tha se nuk kishte dijeni për llogaritë e bëra nga Kryemadhi, edhe kjo e fundit e thirrur në SPAK ndaj së cilës ka nisur një hetim pasuror. Sipas Metës, detyrat në shtëpi ishin të ndara, Meta bënte politike dhe Kryemadhi merrej me llogaritë.

“Në datën kaq në vitin 2008 zonja Kryemadhi ka tërhequr 20 mijë euro. E mbaj mend unë? Ajo ka bërë veprime se ka patur pronat e tyre, pallatin e tyre, ka bërë veprimet e saj. Nuk jam marrë me çështje pronash, financash. Nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, të gjitha i ka Monika, unë jam marrë me politikë, këtë e bëj mirë. Ajo ka përgjegjësinë financiare dhe ka qenë në mirëbesim. Merren me histori, më pyesin mua a diskutuar ti me Monikën në shtëpi? Këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet, përralla të tilla, as çështje pronash as financiare nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, çdo përgjegjësi i ka pasur Monika, e kanë pasur mysafire, unë merrem me politikë”, tha ai.

Për çiftin Meta-Kryemadhi SPAK ka nisur një hetim intensiv, në lupë janë futur shpenzime, transferta parash, blerje pronash, shkollimi i fëmijëve, shpenzime për trajtime estetike dhe pagesa të dyshimta për lobime në Uashington.

Monika Kryemadhi u pyet të mërkurën ( 13 qershor) nga SPAK në dalje tha se akuzat janë të rreme sepse nuk ka bërë ndërhyrje estetike por vetëm botoks, ndërsa u distancua nga sulmi që bashkëshorti i bën drejtësisë.

Publikime te ngjashme