Përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it kanë zhvilluar një takim intensiv me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ky bashkëbisedim është mbajtur në ambientet e Qeverisë së Kosovës, menjëherë pas zhvillimeve dramatike lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës.
Konsultimet tashmë kanë përfunduar dhe diplomatët e lartë ndërkombëtarë janë parë duke u larguar nga ndërtesa e ekzekutivit kosovar.
Pas përfundimit të këtij takimi me emisarët e huaj, kreu i qeverisë, Albin Kurti, është drejtuar menjëherë drejt kompleksit memorial në Prekaz./lajmishqip.net









