Mehazi: “Shenjat e ndërkombëtareve kundër Kosovës na japin të drejtë të themi, se ata mund t’i japin leje Serbisë që të sulmoj Kosovën”

1 minute, 39 seconds Read

Profesori dhe analisti politik, Sulejman Mehazi thotë se, reagimet e ndërkombëtareve përballë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, jo vetëm që janë kërcënuese, por janë më proserbe sesa vetë presidenti i Serbisë, Vuçiqi,  e kjo është për t’u çuditur!

Sipas tij, këto reagime kundër politikës dinjitoze të kryeministrit të Kosovës, sikur na bëjnë me dije se luftojnë për krijimin e një bote serbe në Ballkanin Perëndimor që do kaplonte Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi.

“Kërcënimet që vijnë nga ndërkombëtarët kundër Kurtit e qeverisë së Kosovës na përkujtojnë Kongreset e Londrës dhe Berlinit kur tokat shqiptare i gjakosën, i ndanë dhe coptuan njësoj sikurse tani që pjesa më e ndjeshme dhe më e pasur e veriut të Kosovës t’i jepet Serbisë”, thotë ai.

Sipas tij, oguri i tretë i BE-së, kundër trojeve shqiptare përveç Berlinit e Londrës do jetë Brukseli i kriminalizuar.

“Pa mëdyshje të gjitha këto sulme të ndërkombëtarëve kundër Kosovës tregojnë se BE-ja e padrejtë dhe e kriminalizuar nuk përgatit dialog paqësor në mes Kosovës dhe Serbisë, por qëllimshëm, BE-ja nxit një luftë të re në Kosovë, po vetëm për të mposhtur, Kurtin, për padëgjueshmërinë e devijimit të kushtetutës dhe sovranitetin e Kosovës”, thekson ai.

Profesori pohon se, pas eliminimit të terroristeve serbë në Banjskë, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i janë shtuar terroristët më të fiqishëm të BE-së në krye me presidentin e Francës, Emmanuel Makronit e tjerë…

“Shenjat e ndërkombëtareve kundër Kosovës na japin të drejtë të themi, se ndërkombëtarët do i japin leje Serbisë që të sulmojë Kosovën. Kosova duhet përgatitur për luftë!”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.

Publikime te ngjashme