Më shumë kanale falas në Google TV

1 minute, 20 seconds Read

Google TV së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes pasi gjiganti i kërkimit po përpiqet jo vetëm të sjellë sa më shumë kanale të reja nën ombrellën e shërbimit, por edhe të përmirësojë sa më shumë përvojën e përdoruesve.

Pas prezantimit të një aplikacioni të rinovuar FreePlay, shërbimi i transmetimit shtoi në heshtje më shumë se një duzinë kanale falas.

Megjithëse jemi mësuar që Google TV të shtojë kanale të reja çdo muaj, duket se shtatori ka qenë jashtëzakonisht i ngarkuar për shërbimin e transmetimit, i cili tashmë është bërë disa herë titull për sjelljen e përmbajtjeve të reja për klientët e tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por, një tjetër raport vë re se Google TV tani ka shtuar shtatë kanale, gjë që e çon numrin total të kanaleve të integruara falas në 157:

Comedy Dinamics;

Dazn Ringside;

Dazn Women’s Football;

Dog Whisperer with Cesar Millan;

Dove Channel;

The Bob Ross Channel;

The Hill TV.

Ndryshe, ka kaluar një vit që kur Google TV filloi të shtojë kanale falas në ofertën e tij.

Ky është një numër mbresëlënës duke pasur parasysh që Google TV fillimisht kishte vetëm 80 kanale falas për t’u parë.

Nga ana negative, të gjitha kanalet falas janë të disponueshme vetëm në SHBA, kështu që nëse jetoni në një vend tjetër, kjo nuk ju sjell aspak dobi, të paktën jo për momentin.

Publikime te ngjashme