Napoli ka triumfuar 1-0 ndaj Juventusit në derbin e luajtur në kuadër të javës së 31-të në Serie A.
Ndeshja filloi me kujdes të shtuar nga dy skuadrat, po ashtu me një respekt të madh duke e ditur për cilësinë që posedojnë njëra-tjetra.
Derisa synon të përfitonin nga ndonjë gabim në fazën defanzive, mirëpo edhe me kundërsulme, pjesa e parë përfundoi pa ndonjë rast serioz.
Në 45 minutat e dytë u pa qartë një angazhim tjetër nga dy skudrata dhe u krijuan raste për gol.
Por, shansi më serioz u krijua në minutën e 70-të, kur Victor Osimhen lëshoi një mundësi të artë kur gjuajti fuqishëm, por topi përfundoi jashtë.
Gabimin e tij nuk e bëri Angel Di Maria, që ia doli të shënjëstronte saktë portën, por që festa e tij u ndalë në gjysmë.
Pas rishikimit në VAR, me shumë dyshime u bë e ditur se ishte shkaktuar faul në ndërtim të aksionit dhe goli i Zonjës së Vjetër u anulua.
Mirëpo, lojtarët napolitanë nuk u ndalën deri në fund dhe ia dolën të shënonin golin e fitores përmes Giacomo Raspadori në minutën e 90+3-të me një asistim të Eljif Elmas.
Pas javës së 31-të, Napoli vazhdon të jetë lider me 78 pikë, ndërsa Juventusi është në të tretin me 59 sosh.
Në xhiron e 32-të, Napoli do ketë punë me Salernitanan, ndërsa Bianconerët përballen me Bolognan./Telegrafi