Pas më shumë se 24-orësh intervenim, është arritur të tërhiqet trupi i pajetë i alpinistit kosovar, i cili ditën e djeshme kishte rënë nga një lartësi në zonën e Luginës së Valbonës, gjegjësisht te vendi i quajtur “Maja e Thatë”.
Personi i cili humbi jetën tragjikisht atje është Liridon Azemi, mërgimtar nga Podujeva.
Siç raportuan më parë mediat, trupi nuk mund të tërhiqej për shkak se njësitet të cilin kishin intervenuar nuk mund të depërtonin në atë zonë, për çka është dashur sjellja e një helikopteri privat për ta bërë këtë.