Në Bosnjë dhe Hercegovinë është mbajtur takimi vjetor i Përfaqësuesve të Komisioneve të Mbrojtjes të Parlamenteve të Evropës Juglindore, ndërsa në këtë takim përfaqësuesit e Kosovës janë përballur me grushte në tavolinë e tentativë të Serbisë për mbyllje të mikrofonave.
Kështu ka njoftuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, anëtar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje.
“Sot u përballëm sërish me rrugaçërinë serbe në takimin vjetor të Përfaqësuesve të Komisioneve të Mbrojtjes dhe Parlamenteve të Evropës Juglindore në Bosnje dhe Hercegovinë.
Sot së bashku me deputetin Erxhan Galushi po marrim pjesë në këtë forum, ku pjesëmarrës janë shtetet e Evropës Juglindore. Në fjalët tona, sërish Serbia u mundua që përmes grushteve në tavolinë, mbylljes së mikrofonave tanë, si rrugaçë të vërtetë t’i ndalonin fjalimet tona. Por megjithatë, nuk mundën dhe nuk do të mundin asnjëherë”, shkruan ai.