Mbrojtja kundërajrore e Kievit arrin të shkatërrojë raketat ruse (Video)

0 minutes, 51 seconds Read

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ushtria ruse filloi një seri sulmesh mbi qytetet ukrainase.

Megjithatë ishte mbrojtja kundërajrore e Kievit që arriti të shkatërrojë shumicën e raketave të shkrepura nga rusët, transmeton Telegrafi.

Sipas komandantit të forcave të armatosura të Ukrainës, 15 nga 18 raketat e lansuara nga rusët, kanë arritur t’i shkatërrojnë.

Që të gjitha raketat kishin për objektiv kryeqytetin, ndërsa armët moderne që i janë dhënë Ukrainës nga vendet perëndimore, u kanë ndihmuar t’i shkatërrojnë këto raketa.

Sipas autoriteteve lokale, nuk raportohet për të lënduar në popullatën civile apo shkatërrimit në ndërtesat kolektive në Kiev.

Në anën tjetër, rusët ia mësynë edhe disa qyteteve dhe rajoneve tjera siç është Sumy dhe Dnipro, duke goditur zonat e banuara me civilë, ku u shkatërruan shumë shtëpi dhe humbën jetën pesë civilë dhe mbi 25 tjerë u lënduan./Telegrafi

Publikime te ngjashme