Real Madridi e ka eliminuar Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve qysh në play-off, pasi madrilenët triumfuan me rezultat të përgjithshëm 6-3.
Los Blancos janë aktualisht duke fituar me rezultat të përgjithshëm 5-2, ndërsa në “Santiago Bernabeu” pas pjesës së parë është 2-0
Pas vetëm katër minutash lojë, Kylian Mbappe kaloi Real Madridin në epërsi me një super gol, duke paraboluar portierin Ederson me një asistim të Raul Asencios.
https://rumble.com/v6mtewl-kylian-mbapp-what-a-goal.html
Madrilenët vazhduan me dominim edhe më tej, duke mos lënë hapësira për skuadrën mysafire.
Por, Mbappe sërish gjeti hapësirë në defanzivën e e Cityt, ndërsa kësaj radhe u asistua prej Rodrygos.
Francezi bëri lëvizje mashtruese, duke lënë mbrojtësit e Cityt të ngrirë, ndërsa shënoi me lehtësi në portën e Ederson.
Me kaq përfunduan 45 minutat e parë, derisa edhe në pjesën e dytë ishte dominimi i vendasve.
Në minutën e 60-të, Mbappe kompletoi het-trikun e tij, për rezultatin 3-0, duke i dhënë goditjen e fundit kampionit të Ligës Premier.
Manchester City ia doli të realizonte golin e nderit me anë të Nicos në minutën e 90+2-të për rezultatin 3-1, ndërsa u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 6-3.
Të premten (21 shkurt), Real Madridi do të mësojë emrin e kundërshtarit që e pret në 1/8 e finales, ndërsa do të jetë Atletico Madridi ose Bayer Leverkuseni./Telegrafi