Matoshi pas deklaratës së Gërvallës: Enveriste e recidiviste, po i sjell atdheut poshtërim

0 minutes, 50 seconds Read

Analisti Halil Matoshi, ka reaguar pas deklarimit të ministers Gërvalla ku tha se BE pa ShBA-të është një tigër letre.

Përmes një postimi në Facebook, Matoshi u shpreh se Gërvalla po i sjell vendit tonë poshterim.

“Nji grue kosovare – në vend shkëlqimi e gracioziteti, që do të supozohej nga emni Princess e Arbnevet – po i sjell Atdheut të saj zezditën dhe poshtnimin”, është shprehur Matoshi.

Ai tha se Gërvalla ndaj Perëndimit po përdor fjalor kinez, duke qenë enveriste recidiviste.

“Enveristja sovraniste e Vjosa Osmanit e Albin Kurtit, përdor terminologji të Luftës së Ftohtë (të Mao Zedong) ndaj Perëndimit, sepse, siç thotë nji mik imi, filozof i shkolles prishtinase “lideri i saj âsht Timonieri i Madh”, sëkëndejmi vjen kjo rrëshqitje mentale e saj!”, ka shtuar Matoshi.

Ai spjegoi se “tigër letre”, në kinezisht është term që i referohet dikujt që pretendon të jetë i fuqishëm por në të vërtetë është i paaftë.

Publikime te ngjashme