Masakra në Athinë! 6 të vrarët me shtetësi turke, shkak pasaportat false

0 minutes, 51 seconds Read

Ministria e Brendshme shqiptare ka reaguar pas masakrës me 6 të vdekur në Greqi, ku informoi se sipas autoriteve greke viktima janë shtetas turk me karta identiteti të një vendi të BE.

“Zyra e Ministrit të Brendshëm ka ndjekur prej momentit të parë ngjarjen në Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të BE”, njoftimi i Ministrisë.

Fillimisht mediat greke raportuar se viktimat ishin shqiptarë, por pas verifikimeve nga autoritetet e shtetit fqinj rezulton se ata ishin turq. Ndërkohë, ka gjasa që konfuzioni se mund të ishin shqiptarë, ishte fakti se brenda mjetit u gjetën dhe disa pasaporta shqiptare, që mendohet se kanë qenë false.

Mësohet se viktimat posedonin karta identiteti franceze. Protothema raporton se ajo që është e sigurt që është fals janë targat e makinave gjermane, të cilat dyshohet si i janë vendosur mjetit.

Sipas informacioneve, skenari më i mundshëm është ajo e larjes së hesapeve për pazare droge.

Publikime te ngjashme