Maqedonci takohet me Ambasadorin e ShBA-ve: Diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë

0 minutes, 52 seconds Read

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka njfoftuar se është takuar me Ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë Jeff Hovenier. Sipas tij në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë. Maqedonci tha se ShBA është mbështetësi kryesor i Republikës së Ksovës në të gjitha fushat.

E plotë:

Sot prita në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Republikën e Kosovës, z. Jeff Hovenier.

Me Ambasadorin Hovenier diskutuam për bashkëpunimin e vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë. U pajtuam që thellimi i bashkëpunimit të vazhdoj të mbetet prioritet i dyanshëm.

Gjatë takimit diskutuam edhe për rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës si dhe kontributin aktiv të Kosovës si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

SHBA është mbështetësi kryesor i Republikës së Kosovës në te gjitha fushat.

 

Publikime te ngjashme