Majmuni ia vjedh telefonin një personi, i kërkon “ryshfet” që t’ia kthejë mbrapsht – pamjet bëhen virale

0 minutes, 48 seconds Read

Qytetet indiane si Mathura dhe Vrindavan nuk janë të panjohura për “kërcënimin e majmunit”.

Majmunët shpesh rrëmbejnë gjërat personale të individëve, dhe u kërkojnë ryshfet për t’i kthyer mbrapsht.

Kohët e fundit, një majmun në Vrindavan u bë viral pasi bëri një tregti, përcjell Telegrafi.

Ai shkëmbeu një Samsung S25 Ultra me një paketë pijesh mango.

Videoja e publikuar në Instagram tregon majmunin të ulur në një ballkon, duke shtrënguar telefonin – deri në një moment që e pranon ofertën dhe e kthen atë.

Shumë prej përdoruesve janë shprehur të kënaqur me taktikat e zgjuara të majmunëve, duke vënë në dukje se ata kanë zhvilluar një strategji dinake për të vjedhur sende të vlefshme si telefonat dhe syzet, vetëm për t’i kthyer ato në këmbim të ushqimit./Telegrafi

A post shared by Modern monk (@kartik_rathoud_134)

 

Publikime te ngjashme