Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se është i indinjuar nga sulmet izraelite në një kamp ku kishte palestinezë të zhvendosur në Rafah. Raportohet se atje u vranë të paktën 40 persona.
“I indinjuar nga sulmet izraelite që kanë vrarë shumë persona të zhvendosur në Rafah. Këto operacione duhet të ndalen. Nuk ka zona të sigurya në Rafah për civilët palestinezë” – shkroi presidenti francez në rrjetin X, raporton gazeta “The Guardian”.
“Unë bëj thirrje për respektim të plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe për një armëpushim të plotë” – shtoi ai.
Fillimisht ishte raportuar për 35 të vrarë nga sulmet izraelite në Rafah, por Mbrojtja Civile e Gazës e ndryshoi shifrën më vonë, duke thënë se 40 njerëz janë vrarë nga sulmet e natës.
Kjo agjenci tha të hënën se shumë trupa janë shkrumbuar, pasi sulmet nxitën një zjarr që përfshiu një qendër për të zhvendosur në pjesën veriperëndimore të Rafahut./GazetaSinjali