Macron paralajmëron: Shkëputja e SHBA-së nga Ukraina, rrezik për sigurinë globale!

1 minute, 3 seconds Read

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dhënë një paralajmërim të fortë kundër një shkëputjeje të mundshme të Shteteve të Bashkuara nga Ukraina, duke theksuar se një veprim i tillë do të minonte interesat strategjike të Uashingtonit dhe sigurinë globale.

Në një intervistë për “La Tribune Dimanche”, Macron vlerësoi se politikat amerikane të tri viteve të fundit kanë qenë në linjë të plotë me traditat diplomatike dhe ushtarake të vendit.

“Nëse Uashingtoni do të nënshkruante një armëpushim pa garanci për Ukrainën, kjo do të reduktonte menjëherë aftësitë e tij parandaluese gjeostrategjike ndaj Rusisë, Kinës dhe kundërshtarëve të tjerë,” tha Macron.

Presidenti francez paralajmëroi se, nëse udhëheqësi i Kremlinit nuk ndalet, ai mund të vazhdojë me Moldavinë dhe ndoshta edhe më tej, deri në Rumani.

“Siguria jonë është në rrezik,” shtoi Macron, duke theksuar nevojën për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.

Në lidhje me tensionet mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, Macron apeloi për përparësi të diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë, duke shmangur përplasjet që mund të dobësojnë unitetin perëndimor në përballje me kërcënimet gjeopolitike.

Publikime te ngjashme