Prej disa kohësh tashmë po përflitet se Arbana Osmani do të jetë moderatore e “BBV Kosova 3”. Këto aludime duket se i përforcoi edhe moderatori Robert Berisha, i cili tha se është thuajse e sigurt që sezonin e ardhshëm të BBVK do ta shohim Arbanën si moderatore.
E në fakt, edhe vet Arbana ka shtuar më shumë dyshimet duke qenë se hapjen e pikës së re të restorantit të saj po e bën në Prishtinë.
Mirëpo, ajo që vjen si risi është edhe Luiz Ejlli, për të cilin thuhet se gjithashtu do të jetë pjesë e format as si opinionist e as si moderator, por me rolin më të rëndësishëm – atë të organizatorit.
Gazetarët në Kosovë shprehen se është pothuajse e kryer që Arbana do të jetë moderatore dhe është duke punuar bashkë me Luizin për të sjellë një “Big Brother” tërësisht të ri.
“Luiz Ejlli do të jetë ‘Big Brother’. Kasti do të jetë 50-50, pra gjysma kosovarë dhe gjysma shqiptarë dhe Luizi do të jetë ai që do të merret me kastin e banorëve dhe gjithçka do të ndodhë brenda shtëpisë. Gjithçka do të jetë e re. Këto janë informacionet e fundit ekskluzive” – janë shprehur gazetarët.