Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Debat Plus”, duke konfirmuar se është i gatshëm t’u hyjë zgjedhjeve në çdo moment.
“O nesër me vendos Presidentja, nesër më ki në zgjedhje,” tha Lladrovci, kur u pyet nga analisti Bekim Kabashi nëse do të sfidojë lidershipin aktual të PDK-së.
Ai u shpreh prerë se nëse nuk ka reflektim brenda partisë, ai do të përballet hapur me drejtuesit e saj.
“Po, kam me thy në kurriz. Në qoftë se lidershipi i PDK-së nuk reflekton, jo Partia Demokratike, kam me thy në kurriz,” theksoi Lladrovci.
Lladrovci shtoi se në rast se nuk ka përgjegjësi të duhur për komunën e Drenasit, ai është i gatshëm të hyjë në zgjedhjet nacionale edhe me një iniciativë të re politike.
“Unë jam tu punu, njerëzit më të ndershëm, më të mirë të këtij vendi me i ofru,” tha ai, duke akuzuar PDK-në për “mosdije” në rolin e saj opozitar ndaj qeverisë së Albin Kurtit gjatë pesë viteve të fundit./lajmishqip.net
