Lista Serbe: Ndërkombëtarët të dashuruar në regjimin autoritar të Kurtit

1 minute, 39 seconds Read

Lista Serbe përmes një postimi në Facebook ka shkruar se janë të zhgënjyer me qëndrimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë, veçanërisht me qëndrimin e ambasadorit gjerman Jorn Rode, sa i përket dorëheqjes së anëtarëve të LS-së nga komisionet komunale zgjedhore në veri.

Sipas Listës Serbe, “përfaqësuesit ndërkombëtarë janë të verbuar nga dashuria për regjimin autoritar antiserb të Albin Kurtit dhe nuk i shohin të gjitha lëvizjes e njëanshme të Prishtinës që shkelin sistematikisht të drejtat e popullit serb në Kosovë me qëllim të spastrimit përfundimtar etnik të serbëve nga vatra shekullore”.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Kujtojmë se serbët me besimin më të mirë ishin të gatshëm të merrnin pjesë në procesin e zëvendësimit të kryetarëve të rremë, gjë që e treguan me nënshkrimin e peticionit në një kohë rekord dhe me më shumë nënshkrime se sa nevojitej, por që Albin Kurti projektoi një procedurë të tillë referendumi që është e pamundur dhe jo i realizueshëm me qëllimin e vetëm për të mbajtur kryetarë të rremë në karrige. I kujtojmë ambasadorit Rohde se ai ishte i mirëinformuar për të gjitha pengesat dhe kurthet në procesin e sipërpërmendur”, ka shkruar Lista Serbe.

Rohde në një deklarim për Telegrafin ka thënë se dorëheqja e anëtarëve të LS-së nga komisionet komunale në veri, është presion ndaj qytetarëve në veri.

LS-ja ka thënë se përfaqësuesit e QUINT-it nuk kanë bërë asgjë sa u përket “padrejtësive” për të cilat kjo parti pretendon se u janë bërë serbëve të Kosovës.

“Përkundrazi regjimi në Prishtinë ‘dënohet’ duke marrë liberalizimin e vizave, duke ngritur nivelin e bashkëpunimit me NATO-n dhe duket se do të anëtarësohet edhe në Këshillin e Evropës”, thuhet në reagim.

Publikime te ngjashme