Lista e plotë e skuadrave pjesëmarrëse në Majorin e fundit të CS:GO – BLAST Paris Major

1 minute, 0 seconds Read

Së shpejti në Paris do të zhvillohet Majori i fundit i video-lojës CS:GO.

Gjithsej 24 skuadra do të jenë në garë në turneun më të madh të CS:GO që do të mbahet në Paris.

Këto skuadra do të jenë në garë për një grup çmimesh prej 1.2 milion dollarësh.

16 prej tyre do të nisin garën nga faza ‘Challengers Stage’, ndërsa tetë të tjera kanë siguruar pjesëmarrjen direkt në fazën ‘Legends Stage’ përmes turneve kualifikues RMR.

Tetë skuadrat më të mira nga faza ‘Challengers Stage’ do t’ju bashkohen tetë skuadrave tjera në fazën ‘Legends Stage’.

BLAST Paris Major do të filloj me datën 8 maj me fazën ‘Challengers Stage’ për të vazhduar pastaj me fazën tjetër ‘Legends Stage’.

Ekipi shqiptar Bad News Eagles është pjesë e listës së skuadrave që kanë siguruar direkt fazën ‘Legends Stage’.

Më poshtë i gjeni të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në BLAST Paris Major:

‘Challengers Stage’

OG
GamerLegion
MOUZ
Apeks
forZe
NIP
G2
ENCE
Monte
GrayHound
TheMongloz
paiN
Complexity
Liquid
Fluxo
FaZe

‘Legends Stage’

Na’Vi
fnatic
Into the Breach
Bad News Eagles
Heroci
9INE
Vitality
FURIA

/Telegrafi

Publikime te ngjashme