Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate ceremonise se prezantimit te uniformave te reja te policise, te sponzorizuara nga shteti turk./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Interior Minister Saimir Tahiri, at the presentation ceremony of the new police uniforms, sponsored by the Turkish state.

Lirohet nga burgu Saimir Tahiri

0 minutes, 32 seconds Read

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, është liruar nga burgu.

Ai do ta vazhdojë dënimin në “arrest shtëpie”, ka vendosur Gjykata e Elbasanit, shkruan “Euronews”.

Ish-ministri i Brendshëm u dënua më 4 shkurt të vitit 2022 me 5 vjet burgim për shpërdorim detyre, por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vjet e 4 muaj.

Ndaj tij ishin rrëzuar akuzat për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Sipas përllogaritjeve Tahirit i mbeten dhe rreth 1.8 vjet heqje lirie qe do ta kryejë në shtëpi.

Publikime te ngjashme