Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur një emërim të ri në kabinetin qeveritar. Genc Nimoni, i cili më herët ka shërbyer si shef i kabinetit të Albulena Haxhiut, është emëruar nga kryeministri Albin Kurti në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Drejtësisë, dikaster ky që tashmë drejtohet nga Donika Gërvalla.
Gjatë mandatit të kaluar, Nimoni ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Haxhiut gjatë kohës kur ajo udhëhiqte këtë ministri.
Përmes një komunikate zyrtare, qeveria sqaroi: “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Genc Nimonin në pozitën e zëvendësministrit të parë të Drejtësisë. Gjatë mandatit të kaluar, z. Nimoni ka shërbyer si Shefi i Kabinetit të ministres së Drejtësisë. Kryeministri Kurti e uroi z. Nimoni për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij”./lajmishqip.net
