Në postimin e tij të fundit në Facebook, figura publike Engjell Gjugja ka shkruar një letër kritike drejtuar “Levizjes Anti-Islame” dhe të gjithë atyre që qëndrojnë pas saj. Ai e ka ngritur zërin kundër përpjekjeve për të përdorur krishterimin si një mjet për mbrojtjen e identitetit kombëtar, duke theksuar se kjo qasje është në kundërshtim me thelbin universal të fesë.
Sipas Gjugja-s, përpjekjet për të përzier fenë me identitetin kombëtar janë të rrezikshme dhe mund të krijojnë një “krishterim patriotik të deformuar”. Ai e sheh këtë si një devijim nga mesazhi i vërtetë i Krishtit, i cili tejkalon kufijtë kombëtarë dhe politikë. Për të, konvertimi i vërtetë është një transformim shpirtëror personal dhe jo një akt që lidhet me përkatësinë etnike apo kulturore.
Letra ka gjeneruar diskutime të shumta në rrjetet sociale, me disa që e mbështesin qëndrimin e tij, ndërsa të tjerë e kritikojnë për përpjekjen për të larguar dimensionin patriotik nga feja. Kjo letër ka nxitur gjithashtu reagime nga institucionet fetare, të cilat shihen si të thirrura për të ndërhyrë në parandalimin e tendencave të tilla që rrezikojnë ta kthejnë fenë në një mjet politik.
Letër kritikë nga nji katolik drejtue Levizjes Anti-Islame dhe krejt atyne që qëndrojnë pas. Tuj e pa emnimin tuj…
Posted by Engjell Gjugja on Monday, September 16, 2024