LDK bojkoton tërësisht kuvendin, paralajmëron tërheqjen edhe nga kryesia

0 minutes, 51 seconds Read

Arben Gashi, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, është përplasur të enjten me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ku po diskutohej për çështjen e tatimit në pronë.

Gashi njoftoi se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në asnjë votim në Kuvendi ne Kosovës, për shkak të sjelljes së “papërgjegjshme” të ministrit Murati.

“Për sot e lëshojmë seancën, nuk do të marrim pjesë në votimet e asnjërit prej institucioneve”, ishte paralajmërimi i Gashit.

“Grupi Parlamentar i LDK-së njofton se prej sot nuk merr pjese ne asnjë votim në seancë, në marrëveshjet ndërkombëtare, në votim në komisione dhe do ta shqyrtojë shumë shpejt edhe në çështjen e marrjes pjesë në kryesi”, shtoi Gashi në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se është puç institucional kapja e buxhetit të komunave të cilat janë të hyra vetanake.

“Sjellja e papërgjegjshme të Hekuran Muratit duke tentuar që me çdo kusht të marrë buxhetin e komunave, na pamundëson të jemi konstruktiv”.

Publikime te ngjashme