Lansohet Shqip.ai – transkriptim me Inteligjencë Artificiale për gjuhën shqipe

1 minute, 53 seconds Read

Kompania Quantix të enjten ka lansuar një vegël interesante, shumë të pritur dhe tejet të dobishme për insistitucione, organizata dhe individë, transkriptimi i përmbajtjes audio-vizuele në gjuhën shqipe me anë të Inteligjencës Artificiale.

E gjithë kjo pas një pune të gjatë me shumë se 3 vjeçare në kuadër te projektit “Albanian Speech to Text”, për te cilën kompania ka investuar në shumë sfera të teknologjisë, sikurse njohuri, serverë të avancuar dhe përmbajtje.

Betim Drenica, CEO i kompanisë, tha se gjuha shqipe është aset me i madh kombëtar për të cilin në si komb nuk kemi investuar edhe sa duhet.

“Kthimi i gjuhës se folur ne gjuhë të shkruar me anë të teknologjive të avancuara si Inteligjenca Artificale, është nje domosdoshmëri e kohës, e cila përpos se një arritje e madhe teknologjike për një kompani kosovare, është edhe një kontribut modest për këtë thesar kombëtar”, theksoj Ai theksoi se kjo teknologji është e qasshme në ueb faqen Shqip.ai dhe kompania deklaron që për shkak të kërkesës se madhe, përdoruesve do t’u kërkohet që të mbushin një formë aplikimi ku edhe do të ftohen për përdorim në ditët ne vijim nga ana e kompanisë”, deklaroi ai.

Drenica thekson se përdorimi i veglës është fare i thjeshtë, intuitiv dhe i drejtpërdrejtë, duke i kërkuar përdoruesit që të ngarkojë përmbajtjen audio (dhe vizuele) dhe pas një kohe shumë të shkurtër ajo do të transkriptohet automatikisht duke mundësuar shkarkimin e përmbajtjes tekstuale në  forma të ndryshme (si dokument apo edhe si skedar titrimi).

Tutje theksoi se inteligjenca artificiale është një temë e nxehtë në mbarë internetin dhe si e tillë ajo po përqafohet çdo dite nga përdoruesit për të kryer punë të caktuara nga kompjuterët për të cilat njerëzit harxhojnë kohë dhe mund, duke mos pasur edhe produktivitetin e kërkuar.

“Shpresojmë qe edhe përdoruesit shqiptarë do të kenë mundësinë qe përmbajtjen e tyre ta transkriptojnë me anë të Shqip.ai, si lehtësim për përditshmërinë e tyre”, tha ai në fund./Telegrafi/

Publikime te ngjashme