Lamtumirë Mevlude Nesushta: SHSKUK njofton humbjen e parakohshme të zyrtares administrative të QKUK-së

0 minutes, 38 seconds Read

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë njofton lajmin për ndarjen nga jeta të Mevlude Nesushta, Zyrtare Administrative në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ndarja e saj nga jeta është humbje e madhe për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Mevludja do të kujtohet për përkushtimin, korrektësinë dhe sjelljen e saj shembullore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Në këto momente të dhimbshme, QKUK shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët, duke iu dëshiruar forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë. U prehtë në paqe”, përfundon njoftimi.

Publikime te ngjashme