Para pak çastesh është përfshirë nga zjarri shtëpia ku banojnë pleqtë pa përkujdesje nga familja në Prishtinë.
Në pamje shihet se kati i dytë i kësaj shtëpie është përfshirë nga flaka.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Ndërkohë, deri tash nuk ka informata zyrtare nga Policia e Kosovës.