Kuvendi në alarm për presidentin – zbardhet ora e seancës dhe emri i mundshëm

1 minute, 6 seconds Read

Sot pritet të zhvillohet seanca e Kuvendit kushtuar zgjedhjes së presidentit, një lëvizje kjo që ka prodhuar një tension të lartë dhe interesim të jashtëzakonshëm në mbarë vendin.

Burime të mirinformuara të “Indeksonline” brenda legjislativit bëjnë me dije se thirrja e deputetëve mund të ndodhë rreth orës 13:00, ose eventualisht gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Emri që po dominon prapaskenat si kandidat i mundshëm është Glauk Konjufca, derisa tabori opozitar deri më tani nuk ka artikuluar ndonjë propozim zyrtar për këtë pozitë kryesore shtetërore.

Vlen të theksohet se kryeministri Albin Kurti ka intensifikuar takimet me liderët e opozitës, përfshirë Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun, gjatë ditëve të fundit. Megjithatë, nga këto bisedime maratonike ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse është arritur një pakt konkret rreth kandidaturës për të parin e shtetit.

Në këtë vorbull zhvillimesh, figura e Vjosa Osmanit duket se ka mbetur jashtë ekuacioneve të fundit politike, ndonëse ajo aktualisht ushtron funksionin e presidentes së Republikës.

Mbetet të shihet nëse gjatë punimeve të sotme do të ketë lëvizje zyrtare dhe nëse partitë parlamentare do të gjejnë gjuhën e përbashkët për të mbyllur procesin e zgjedhjes së presidentit./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme