Kuvendi i Kosovës mbetet jofunksional, dështon edhe seanca e 38-të për konstituim

0 minutes, 31 seconds Read

Pavarësisht pritjeve pas takimit të liderëve të partive politike, Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet në seancën e tij të 38-të.

Takimi i thirrur nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me krerët e tjerë politikë nuk solli konsensusin e nevojshëm për të zhbllokuar ngërçin institucional, duke bërë që saga e seancave të dështuara të vazhdojë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka njoftuar se përpjekja e radhës për konstituimin e legjislativit do të bëhet pas dy ditësh, ditën e martë, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme