Kush është avokatja shtetërore që ra në pranga? Detajet e operacionit ku u përfshi edhe AKI-ja

0 minutes, 58 seconds Read
Banner Description

Avokatja shtetërore, Nexhmije Karaqi, është vënë në pranga gjatë një operacioni masiv policor, i cili ka goditur skemat e dyshuara për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsionit galopant në proceset e shpronësimit.

Ky prangosje shënon vetëm një pjesë të një goditjeje shumë më të gjerë, ku objekt i hetimit dhe arrestimit janë bërë edhe figura të tjera të larta të hierarkisë institucionale.

Në lidhje me këtë aksion, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se operacioni është koordinuar dhe finalizuar me sukses nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe organet e drejtësisë.

Sipas Sveçlës, arrestimet erdhën si rezultat i një hetimi intensiv disamujor, ku janë mbledhur prova materiale që faktojnë implikimin e zyrtarëve në veprime korruptive gjatë procesit të ndjeshëm të shpronësimit të pronave private.

Ai potencoi se ky aksion dëshmon një kthesë rrënjësore dhe një hap vendimtar në luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe abuzimit me pozitën zyrtare në vend. ./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme