Kurti zhvillon vizitë të paparalajmëruar në Britaninë e Madhe

0 minutes, 34 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe pas takimeve që kishte në Bruksel.

Kjo vizitë ishte e paparalajmëruar ndërsa sot Kurti është takuar me ministrin e jashtëm të Britanisë, James Cleverly.

Këtë e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Britani, Ilir Kapiti.

“Marrëdhëniet e forta dhe unike mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës u rikonfirmuan edhe një herë”, ka shkruar ai në Twitter.

Publikime te ngjashme