Kurti viziton BIK-un për festën e Kurban Bajramit, gjatë ditës pritet t’i takojë edhe policët e liruar

0 minutes, 57 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Kurti uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Për festën e Kurban Bajramit vizitën e parë e bëmë në Bashkësinë Islame për t’ia uruar myftiut Tërnava dhe bashkësisë së tij, për t’i falënderuar për rolin që e kanë luajtur në vazhdimësi. Të mirat duke i ndarë shtohen, pasi duke i ndarë bëhen të mira për të gjithë. Edhe mirëqenien duhet ta ndajmë e sakrifica ia vlen e nuk ka ditë më të përshtatshme për ta konkretizuar këtë se sa festa e Kurban Bajramit. Urime të gjithë besimtarëve”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i vendit gjatë bisedës me myftiun Naim Tërnava bëri të ditur se do t’i vizitojë edhe policët e liruar të hënën, pasi ishin arrestuar nga forcat serbe në territorin e Kosovës./Telegrafi

Publikime te ngjashme