Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve të ndara në Bruksel u tha gazetarëve se Milan Radojiçiq, organizatori kryesor i sulmit në Banjska të 24 shtatorit, duhet t’i dorëzohet institucioneve të drejtësisë së Kosovës.
“Unë besoj që Radojçiqi doemos duhet të na dorëzohet, përndryshe normalizimi dhe paqja nuk ndodhin; është edhe shkelje e Nenit 2 dhe 3, prandaj s’bëjmë kompromise me sundim të ligjit. Nuk është kërkesë politike. Por domosdoshmëri dhe sundimit të ligjit të RKS: Unë nuk i di hollësitë çka ka qenë në gjendje të lëshojë pe Vuçiqi, por letrat e rezervimit nga anash janë shkelje e marrëveshjes. Merreni me mend nëse ne dërgojmë letra e rezervave, se ku shpien këto punë. Ne kemi thënë hiqni këto letra…le të angazhohemi për marrëveshje. Letrat anësore janë sulm direkt dhe duhet të largohen.” – tha Kurti.
Kurti tutje tha se kryeoganziatori i sulmit në Banjskës, Milan Radojiçiq, po “vazhdon të trajnohet në Serbi për sulme të reja”, pas dështimit të takimit trilateral në Bruksel.
“Do të provojmë në fillim të korriktu, me 2 korrik, Bislimi Petkoviq, që do të diskutojnë mbi sekuencimin. Por zbatimi domosdo lyp respektimin e saj. Ne vetëm e kemi mbrojtur marrëveshjen, sepse ajo është nën sulm, nga mosnënshkrimi, nga letra e Brnavbiq, dhe nën sulm nga liria e Radojçiqit, i cili vazhdon ushtrimet e trajnimet në Serbi për sulme të reja.