Kurti nga Mitrovica: Ata që nuk guxonin t’i kalonin urat, nuk mund të ndërtonin të reja

1 minute, 13 seconds Read
Banner Description

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në Mitrovicë, ku inauguroi urën e re për këmbësorë. Gjatë kësaj ceremonie, ai nuk ka kursyer kritikat ndaj rivalëve politikë, duke bërë krahasime me qeverisjet e kaluara.

Sipas Kurtit, ndërtimi i kësaj ure shënon një hap thelbësor drejt lëvizjes së lirë dhe bashkëjetesës, duke e cilësuar projektin si dëshmi të punës konkrete të qeverisjes së tij në terren. Ai potencoi se, pas urës për automjete që lehtësoi trafikun, Mitrovica tashmë disponon edhe një kalim modern për këmbësorë, i cili simbolizon sigurinë dhe zhvillimin.

“Urime ura e re! Pas asaj për automjete, sot kemi një urë të bukur për këmbësorë, një hap tjetër drejt lëvizjes së lirë dhe bashkëjetesës si kurrë më parë. Ne që vendosim vetë, ndërtojmë ura bashkëpunimi. Ata të tjerët, për të cilët vendosin të tjerët, nuk arrinin as t’i kalonin urat ekzistuese, e lëre më të ndërtonin të reja. Këto nuk janë thjesht struktura fizike, por ura sigurie dhe begatie. Begati sepse qarkullimi i mallrave nxit ekonominë, dhe siguri sepse po lëvizim lirshëm në të dyja anët e Ibrit”, deklaroi Kurti para të pranishmëve./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme