Kurti lajmërohet nga Ankaraja, thotë se bisedat me Erdoganin janë fokusuar në ekonomi e mbrojtje

1 minute, 2 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në profilin e tij në “X” pas takimit që ka pasur me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se me presidentin turk kanë folur për raportet mes dy shteteve dhe për mundësitë e reja sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e mbrojtjes.

Kurti ka bërë të ditur se të hënën më 3 qershor do të mbahet edhe forumi i bizneseve turke dhe kosovare, që do të jetë një shans për të thelluar lidhjet dhe për të rritur investimet.

“Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe të mbrojtjes. Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia, duke ofruar një shans për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve.”, ka shkruar Kurti.

@ballkani.info Dalin pamjet e para të pritjes që Erdogani i bëri Kurtit në Pallatin Presidencial në Ankara 📽 Anadolu Ajansi #albinkurti #erdoğan #ankara #kosova🇽🇰 #turkiye🇹🇷 ♬ original sound – Ballkani.info

 

Publikime te ngjashme