Kurti: “Erdogan në çdo takim ia ka bërë me dije Vuçiçit, se Serbia nuk guxon të hyj në Veri” (Video)

2 minutes, 3 seconds Read

Ish kryetari i Prishtinës dhe PSD-së, dhe ish nënkryetari i Lëvizjës vetvendosje Shpend Ahmeti, gjatë një interviste të tij të dhënë në T7, emisionin Pressing, thotë se Kurti e ka të qartë se vendët në të cilat ka besim dhe do ketë në vazhdimësi aleancë me to janë: Turqia, Gjermania dhe SHBA, pra Vetvendosje beson se politika e jashtme e Kosovës natyrisht e ka si qellim Europën, por në një aleancë të fuqishme e që i vyn Kosovës janë Turqia, Gjermania dhe Amerika.

Gjithashtu Ahmeti tregon se në takimin që Kurti kishte pasur me Erdoganin e kishte marr porosinë se Erdogan ia ka bërë me dije Vuçiçit se nëse Serbia hyn në Veri të Kosovës, Turqia do të involvohet.

Ahmeti thotë se Erdogani ua ka bërë me dije Kurtit dhe qeverisë, duke u thanë që të kenë kujdesë në veprimet e tyre se mund edhe t’i prishim marrëdhëniet shumë shpejtë. Kurti ishte ankuar te Erdogan se ambasadori palestinez në Beograd po bënë propagandë dhe po e favorizon Serbinë, ndërsa Erdogan e kishte marr seriozisht këtë qeshtje me ç’rast i kishte shkruar letër zyrtare Palestinës duke u thënë qartë se duheni me njoftë Kosovën, duke i porositur që ambasadorin që e keni dërguar në Beograd ta ndalni që të mos fol, me ç’rast Palestina e ka bërë një veprim të tillë duke e ndaluar atë dhe i njëjti, ashtu siç edhe mund të vërehet lehtë nga viti 2021 nuk ka dhënë asnjë deklaratë në favor të Serbisë.

Për këtë Erdogan kishte thënë qeverisë së Kosovës se Palestina nuk do të flasë më kundra Kosovës, por ju duhet të keni kujdes mos bëni veprime të një anshme në Jerusalem, se atëherë do e humbni përkrahjen.

Kurti gjithashtu e i ka treguar se, “Në tri vitet e ardhshme nëse nuk ka marrëveshje me Serbinë (e që Turqia është e bindur që që nuk do të ketë), është i vetmi Presidenti Erdogan që Vuçiçit në çdo takim ja ka bërë me dije se nëse Serbia hyn në Veri, ia ka bërë të çartë atij se Turqia do të involvohet. Pra Turqia sipas Kurtit është garantuesi i sigurisë tonë.

Publikime te ngjashme