Kryeministri Kurti: Marrëveshja e cila sjell njohje de-facto nga Serbia është rezultat i dy viteve dialog

1 minute, 4 seconds Read

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel, është rezultat i dy viteve dialog gjatë qeverisjes së tij.

Gjatë seancës në Kuvend, Kurti theksoi se kjo marrëveshje, është marrëveshje për njohjen de-facto të Kosovës nga Serbia, përcjell teve1.info

“Dy vite dialog në Qeverinë tonë kanë sjellë një marrëveshje, ajo është marrëveshja e Brukselit e arritur më 27 shkurt të këtij viti…marrëveshja siç edhe është thënë tashmë hapur edhe nga deklarata e krerëve të vendeve të BE-së, pas takimit në Bruksel që e kishim me datë 26 tetor, është marrëveshje për njohje de-facto të Kosovës nga Serbia. Pra kemi arritur vetëm një marrëveshje e cila sjell njohje de-facto dhe ky është rezultati i dy viteve dialog…marrëveshja bazike e 27 shkurtit në Bruksel dhe aneksit të saj më 18 mars në Ohër, në gjashtë rreshtat e preambulës dhe pesë nenet e para i ka njohjen defacto të Kosovës nga Serbia. Por njohje reciproke. Pesë nene tjera janë përgjithësisht përfituese për të dy palët dhe vetëm një nen, neni 7 i marrëveshjes ndërlishet me trashëgiminë nga dialogu i dekadës së kaluar”, deklaroi ai.

Publikime te ngjashme