Kryeministri i Spanjës e uron Kurtin: !Ky rezultat është dëshmi e besimit që populli i Kosovës ka në udhëheqjen dhe vizionin tuaj për të ardhmen”

1 minute, 2 seconds Read

Presidenti i Internacionales Socialiste dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka uruar kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, për rezultatin në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në letrën e tij, Sánchez e cilëson këtë fitore si dëshmi të besimit të qytetarëve të Kosovës në udhëheqjen dhe vizionin e Kurtit.

“I nderuar Kryeministër Kurti, në emër të Internacionales Socialiste, dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta juve dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren tuaj të fundit zgjedhore. Ky rezultat është një dëshmi e besimit dhe mbështetjes që populli i Kosovës ka në udhëheqjen dhe vizionin tuaj për të ardhmen”.

Ai shpreh mbështetje për përpjekjet e qeverisë së ardhshme në forcimin e demokracisë, drejtësisë sociale dhe zhvillimit ekonomik.

“Ndërsa vijoni punën tuaj për forcimin e demokracisë, drejtësisë sociale dhe progresit ekonomik, ju uroj çdo sukses dhe shpresoj që së shpejti të mund të formoni zyrtarisht qeverinë tuaj”.

“Internacionalja Socialiste mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e vazhdueshëm”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Sánchez.

Publikime te ngjashme