Ky samit do të mbledhë udhëheqës të shteteve dhe qeverive, afaristë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, shkencëtarë dhe artistë rreth çështjeve që lidhen me zhvillimin e inteligjencës artificiale, njofton kjo ambasadë.

“Nga 6 deri më 11 shkurt 2025, në Paris, Franca do të jetë nikoqire e samitit për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI), i cili do të mbledhë udhëheqës të shteteve dhe qeverive, afaristë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, shkencëtarë dhe artistë rreth çështjeve që lidhen me zhvillimin e inteligjencës artificiale. Kosova  po ashtu do të përfaqësohet ne këtë samit” thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.