Kosova dhe Shqipëria në fokusin e Bundestagut, ashpërsohen politikat gjermane për migracionin

0 minutes, 46 seconds Read

Java e fundit në Bundestagun gjerman solli në vëmendje çështje të rëndësishme për rajonin. Në një debat parlamentar, Johannes Volkmann, nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl, kërkoi njohjen e plotë të Kosovës dhe anëtarësimin e saj të menjëhershëm në Këshillin e Evropës. Ndërkohë, partia e ekstremit të djathtë, AfD, i kërkoi qeverisë informacione mbi dyshimet për manipulime votash në zgjedhjet në Shqipëri. U theksua edhe rasti i një shkolle në Berlin që mban me krenari emrin e një shqiptari.

Në zhvillimet e tjera, lideri opozitar Friedrich Merz mbështeti SHBA-në duke bërë thirrje për armëpushim në Iran dhe u rreshtua me liderët europianë kundër migracionit të paligjshëm. Këtë kurs e konfirmoi edhe Bundestagu, duke miratuar ligjin për pezullimin e bashkimit familjar për refugjatët me mbrojtje të kufizuar, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme