Në Leposaviq janë kryer kontrolle në dy shkolla nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për aktivitete ilegale.
Por siç e konfirmon për Klankosova.tv, zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e veriut, Veton Elashani, asnjë gjë e dyshimtë nuk është gjetur në dy lokacionet.
“Kemi pas informacione se ka aktivitete ilegale qe zhvillohen në këto 2 shkolla që gjinden në një oborr. Kemi hy brenda në prezencën edhe të rojtarëve të këtyre shkollave por nuk kemi has në diçka të dyshimtë”, tha Elashni.