Konjufca i ashpër me ndërkombtarët: Është e qartë dhe jemi të vetëdijshëm që bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme

1 minute, 25 seconds Read

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, pas mbledhjes së Kryesisë, është deklaruar para gazetarëve edhe për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku ishte mjaft i ashpër ndaj bashkësisë ndërkombëtare, raporton Gazeta Sinjali.

Konjufca tha se Brukseli dhe bashkësia ndërkombëtare nuk kanë reaguar për bllokadat në pikat kufitare dhe duke qenë sipas tij të njëanshëm, procesi i dialogut ndodhet në një qorrsokak.

“Dialogu ndodhet në një qorrsokak prej të cilit nuk po shoh shumë rrugëdalje. Këtij qorrsokaku para së gjithash i ka kontribuar Serbia me veprimet e veta. Unë mendoj që dialogu në formatin qysh ka qenë në vitin 20211, e ka pasë arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë. Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit në dialogun e Brukselit.

I takon bashkësisë ndërkombëtare të jetë shumë ma e përcaktuar se çka po dëshiron. Nëse dëshiron palë të barabarta, si dy shtete, nëse dëshiron, edhe ende mendon që principi i marrëveshjes të Ohrit me funksionu ashtu qysh shkruan….

Nëse bashkësia ndërkombëtare e ndan mendjen për me ecë në këtë rrugë, Kosova është e gatshme, e nëse don me i mbyllë sytë edhe mos me reagu as kur Serbia i mbyll kufijtë, me mbështetje të qartë të shtetit…

Asnjë reagim nuk e pash nga ana e Brukselit dhe bashkësia ndërkombëtare. Jemi të vetëdijshëm që bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme. Për këtë arsye mendoj që duhet një drejtim krejt i ri.” – tha Konjufca, raporton Sinjali./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme