Konfirmohet vdekja e një personi në Prishtinë, pamje nga vendngjarja (Video)

0 minutes, 45 seconds Read

Indeksonline ka raportuar për vetëvrasjen e një personi sot në mëngjes në lagjen “Lakrishte” të Prishtinës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 05:00, është raportuar se në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 70 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

Publikime te ngjashme