Koalicion i ri në Mitrovicë: LDK dhe PDK bashkojnë forcat për balotazhin kundër kandidatit të Vetëvendosjes

0 minutes, 48 seconds Read

Në komunën e Mitrovicës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë vendosur të bashkojnë forcat në balotazhin e ardhshëm, duke krijuar një koalicion parazgjedhor kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Mediumi Mitropol ka publikuar pamje nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, ku shihen liderët Arian Tahiri (PDK) dhe Gëzim Plakolli (LDK) duke shtrënguar duart, në një akt që zyrtarizon aleancën për balotazh.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Arian Tahiri do të përballet me Faton Pecin nga Lëvizja Vetëvendosje, me të cilin zhvilloi një garë tepër të ngushtë në raundin e parë.

Sipas rezultateve përfundimtare, kandidati i LVV-së, Faton Peci, kryesoi me 47,94% të votave, ndërsa Arian Tahiri i PDK-së mori 47,57%, me vetëm 122 vota diferencë mes tyre – një garë që pritet të vendoset nga çdo votë në balotazhin e 9 nëntorit./lajmishqip.net

 

Publikime te ngjashme